U mbajt trajnimi “SFIDAT DHE PROBLEMET ME TË CILAT BALLAFAQOHET FEMRA”
Trajnimi me titullin “SFIDAT DHE PROBLEMET ME TË CILAT BALLAFAQOHET FEMRA” u organizuar nga Deparatmenti i Gruas i BIK-ut, dhe u mbajt më 07.12.2015 në DG. Trajnimin e mbajti sociologia Amire Prebreza-Sopjani, e cila në mënyrë të shkëlqyer shtjelloi temën me titullin “Sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet femra myslimane”. Ndër të tjera, si sfida ajo përmendi konceptet: besimtraja dhe shoqëria; largimi nga shkolla; problemet familjare; paraqitja e saj në masë etj.
Për të gjitha këto u dhanë këshilla e sugjerime, pra se si besimtarja ka mundësi t’i zgjidhë problemet me të cilat ballafaqohet, apo si mund t’i evtiojë ato që të mos ndodhin fare.
Në fund të trajnimit pjesëmarrëset e ndara në grupe paraqitën punimet se çfarë përfituan gjatë këtë trajnimi ditor, dhe rezultatet ishin shumë të kënaqshme.{gallery}dgtrjnm1215{/gallery}