Prishtinë, 8 dhjetor 2015
Arkidioqezës Tiranë -Durrës
 
TELEGRAMNGUSHËLLIMI
Me rastin e kalimin në amshim të  z. Rrok Mirditës- Arqipeshkëv Metropolit i Arkidioqezës Tiranë – Durrës, Kryesia e Bashkërisë Islame të Kosovës  ngushëllon Kishën Katolike të Shqipërisë, mesharët dhe gjithë besimtarët katolikë, për humbjen e prijësit të devotshëm e të përkushtuar ndaj fesë, popullit e atdheut.

Arqipeshkivi Rrok Mirdita ka qenë një njeri i përkushtuar, i urtë dhe i devotshëm, që ka kontribuar në fisnikërimin e popullatës, kultivimit e dashurisë, respektit, tolerancës e mirëkuptimit ndërfetar  e ndërnjerzor.
Populli ynë gjithherë ka dhënë njerëz të urtë, vizionarë, të dituar  e të devotshëm. I tillë ka qenë edhe Arqipeshkvi Rrok Mirdita.
Kisha dhe besimtarët  katolik kanë humbuar prijësin e tyre të dashur e të respektuar; komunitetet tjera fetare  humben një bashkëpunëtor, një mik e një bashkudhëtar të paçmuar; ndërsa populli shqiptar humbi një bir të urtë e të devotshëm. Prandaj,j dhimbja është e përbashkët për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë.
Të gjithëve, edhe njëherë, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta!
 
Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava

  • Konkurs

    Datë: 3 maj 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Skënderaj shpallë: K O N K U R S Për plot…
  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Suharekë shpallë: KONKURS Për plotësim…
  • Konkurs

    Datë: 26 prill 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren shpallë: Konkurs për këtë vend…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 3 maj 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Skënderaj shpallë: K O N K U R S Për plot…