Prishtinë, më 21 prill 2022 

Në sallën e konferencave të Fakultetit të Studimeve Islame u bë promovimi i dy librave universitarë, të profesoreshës dr. Ilmije Kuqi me titull “Margaritari në detin e fikhu ibadatit” si dhe profesorit prof.ass. dr. Shefqet Krasniqi me titull  “E drejta penale në sheriatin islam studim krahasimor” të botuar nga ky institucion. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, me bashkëpunëtorë, studiues, dashamirë të librit dhe të kulturës në përgjithësi. 

Pas leximit të një pjese nga Kurani famëlartë, një fjalë përshëndetëse mbajti dekani i FSI-së, prof.asoc. dr. Fahrush Rexhepi, i cili fillimisht falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre, e më pas foli për rëndësinë e fjalës së shkruar, ku potencoi se ajeti i parë që i ka zbritur Muhamedit a.s. është “Lexo” dhe më pas foli për përmbajtjen e librave të botuar nga FSI-ja, duke potencuar se këto tekste universitare do t’u shërbejnë studentëve për thellimin e njohurive të tyre në shkencat islame. 

“Vlersojm se të dy autorët me këtë kontribut i kanë bërë një shërbim të vlefshëm studimit të jurispudencës islame në fusha të caktuara. Mendojm se të dy librat që po i promovojmë sot do të jenë me interes për shumë gjenerata të studentëve të FSI-së, por edhe për studiues të tjerë të shkencave islame në Kosovë e më gjerë. Ne, si udhëheqësi e FSI-së edhe në të ardhmen do të mbështesim publikimin dhe botimin e projekteve të tilla hulumtuese, universitare, sepse vetëm përmes plotësimit të standardeve të tilla akademike dhe shkencore, FSI mund t’i qëndroj besnik misionit të tij për të cilin është themeluar” – tha dekani Rexhepi.

Ndërsa, në fjalën e tij, Myftiu Naim ef.Tërnava përgëzoi dekanin Rexhepi dhe autorët e librave për botimin e tyre, duke theksuar se tashmë këta libra janë në duart e studentëve dhe studiuesve dhe janë shembulli më i mirë për studentët tanë. Ai vlerësoi punën dhe kontributin e autorëve të dy librave dhe se këta libra do të lehtësojnë edhe me shumë çështjen e të nxënurit dije për studentët tanë në FSI. 
“Sigurisht kjo vepër duhet të jetë shtytës edhe për punë më të mëdha në këtë lëmi dhe dua të uroj doktoreshën tonë për këtë libër dhe kjo për ne është një e arritur jashtezakonisht shumë e madhe” – tha Myftiu Tërnava, duke iu uruar dy autorët për këtë të arritur në fushën e botimeve. Në fund ai shprehu mirënjohje të veçantë për autorët, por tha se mirënjohje meritojnë edhe redaktori, recensentët, redaktori gjuhësor, redaktori teknik dhe të gjithë ata që në një mënyrë a në një tjetër kontribuuan që këto libra të shohin dritën e botimit. 

Pas përfundimit të fjalëve përshëndetëse, fjala iu dha dy referuesve të dy librave të botuar dr. Ajni Sinani si dhe dr.Valon Myrta. Kurse krejt në fund edhe autorët e librave falënderuan Kryesinë e BIK-ut dhe dekanatin e FSI-së për këtë organizim, duke ju premtuar lexuesve se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë me kontribute shkencore me libra të ndryshëm. 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…