Prishtinë, më 1 prill 2022

Me këndim të kuranit, ilahi dhe ligjëratë kushtuar muajit të Ramazanit është shënuar organizimi i mbrëmshëm i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanovc.
Në këtë organizim morën pjesë besimtarë të shumtë si dhe figura eminente nga jeta politike e kulturore të këtij rajoni, si deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, kryetari i Kuvendit komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, Ragmi Mustafi si dhe personalitete të tjera.
Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, i cili fillimisht uroi besimtarët për muajin e Ramazanit si dhe në veçanti besimtarët e kësaj pjese.
“Neve si Bashkësi Islame, neve si hoxhallarë, na rreh zemra për këtë vend, për popullin tonë që jeton në këto troje tona, mirëpo gjithnjë kjo është pjesë e pandarë e trupit tonë, kjo trevë është pjesë e pandarë kombit tonë dhe ne gjithmonë do të mundohemi të jemi bashkë. Andaj shfrytëzojë këtë rast që të ua urojë muajin e madh të bekuar të Ramazanit, duke e lutur Zotin që të jap shëndet, begati e mirësi”, ka thënë ai.
Nënkryetari i Komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu dhe kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, Ragmi Mustafi, çmuan lartë punën dhe kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës përmes hoxhallarëve që feja dhe kombi të ruhen në këtë pjesë.

“Ne kemi parë çdoherë tendenca të ndryshme që mos të kultivohet feja jonë në këtë pjesë dhe të degradohet, por falë jush ia dalim dhe ruajmë këtë fe të dashur që na identifikon, por mbi të gjitha edhe kombin tonë shqiptarë, prandaj këtë muaj të shenjt të Ramazanit që po fillojmë, ju përcjellim mesazhe më të mirë që të ofrojmë dashuri dhe urtësi mes njëri tjetrit”, tha Shqiprim Musliu.
Besimtarët myslimanë në të gjitha trojet shqiptare mbrëmë kanë filluar me faljen e namazit të teravive. Ndërsa mbrëmë kryeimami Sahiti i priu këtij namazi në Xhaminë e Mesme të Tërnocit, duke i paraprirë me një ligjërim të shkurt për rëndësinë e muajit të Ramazanit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…