Prishtinë, 24 mars 2022
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava sot ka pritur në takim kapelan (Major) Jeremy Taylor, kapelan (Kapiten) Timothy Hadley dhe rreshterin i klasit të Parë, Anthony Devick. Myftiu Tërnava më pas e njohu mysafirin me punët dhe angazhimin e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe me sfidat që ballafaqohet ky institucion. Nga ana e tij, kapelan (Major) Jeremy Taylor, shprehu falënderime për pritjen dhe njëherësh përgëzoi Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për kontributin e tyre që në Kosovë të mbretërojë paqja, respekti e toleranca ndërmjet besimeve dhe etnive të ndryshme. Gjatë takimit u diskutua edhe për një sërë temash me rëndësi për të qytetarët e Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…