Prishtinë, 2 mars 2022

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyok, vizitoi Xhaminë e Madhe në Prishtinë, të cilin e priti kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.

Kryeimami Sahiti e falënderoi për vizitën dhe e njohu ambasadorin Szunyok  me historikun, vlerën dhe rëndësinë që ka xhamia “Sulltan Mehmet Fatih”, si një nga perlat e monumenteve për trashëgiminë tonë kulturore e fetare, dhe theksoi përkushtimin e Bashkësisë Islame të Kosovës në mbrojtjen e ruajtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë.

Nga ana e tij, shefi i zyrës së BE-së, ambasadori Tomas Szunyok, falënderoi kryeimamin Sahiti për mikpritjen dhe theksoi përkrahjen që Zyra e BE-së po e ofron në mbrojtjen dhe restaurimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe fetare të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…