Prishtinë, 25 shkurt 2022
Bashkësia Islame e Kosovës, përmes Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën “King Salman Humanitarian Aid & Relief Centre”, për shpërndarjen e 2056 pakove ushqimore për familjet nevojtare në Kosovë.
Këto pako ushqimore do të shpërndahen në tërë Kosovën, në vigjilje të muajit të bekuar Ramazan. Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të Shoqatës “Bereqeti” falënderuan përzemërsisht Qendrën “King Salman Humanitarian Aid & Relief Centre”, për këto ndihma, si dhe treguan gatishmërinë e tyre që një bashkëpunim i tillë të mbretërojë edhe në të ardhmen.