Prishtinë, 24 shkurt 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me Këshillin e Bashkësisë Islame në Pejë, kanë përuruar objektin e ri të kuzhinës popullore të Shoqatës Humanitare “Bereqeti”.

Një kuzhinë e tillë është në shërbim të qytetarëve të Pejës tash e gjashtë vite, por që nga sot, do të jetë në kushte edhe më të favorshme, duke përfshirë këtu edhe dyqanin humanitar, ku kushdo mund të shërbehet pa pagesë me produktet e nevojshme.

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, tha se është jashtëzakonisht e rëndësishme t’u dilet në ndihmë kësaj pjesë të shoqërie, andaj një punë të madhe është duke e bërë “Bereqeti” me donatorët e saj.

“Dëshirojë të falënderojë shumë edhe donatorët, bizneset të shumta pa dashur të përmendi emra, të cilët në vazhdimësi ndihmojnë “Bereqetin” dhe që po mundësojnë të ushqehen 300 persona në çdo ditë. Sigurisht se kjo është punë e madhe dhe e mundimshme, duke pasur parasysh se këtu është edhe kuzhina që çdokush mund të ushqehet, por një pjesë tjetër mund të marrë edhe pako ushqimore me veti. Dëshiroj t’i përgëzoj këta djem tejet të vyeshëm që sot e hapën edhe këtë dyqan humanitar, ku kushdo do të shërbehet me çfarë t’i nevojitet”, deklaroi Myftiu Tërnava.

Koordinatori i “Bereqetit” në Pejë, Ermir ef. Gega, thotë se ka për synim që çdoherë të jetë afër familjeve nevojtare, veçanërisht tash me hapjen e dyqanit të ri.

“Këtu përafërsisht ushqehen deri në 300 veta, gjatë gjithë vitit dhurohen 100 mijë shujta, sivjet e kemi arritur kapacitetin edhe në disa fshatra. Përveç ushqimit shpërndajmë edhe pako ushqimore dhe dru për ngrohje, por tashmë me anë të dyqanit humanitare, kushdo që ka nevojë mund të marr produktet që i nevojitet”, ka deklaruar Gega.

Kryetari i Këshillit në Pejë, Musli ef. Arifaj, u shpreh falënderues ndaj qytetarëve të kësaj komune të cilët po ndihmojnë njëri-tjetrin me iniciativa të tilla të “Bereqetit”.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Hytbeja e Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava, e mbajtur me rastin e festës së Fitër Bajramit

Familja Sot është ditë feste, ditë gëzimi, ditë mëshire e shpërblimi, ngase të gjitha adhu…