24 shkurt 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka vizituar të enjten Komunën e Pejës, me ç‘rast u prit nga i pari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.

Në këtë takim, Myftiu Tërnava fillimisht e uroi z. Muhaxherin për mandatin e ri 4 vjeçar në krye të Komunës së Pejës, duke i dëshiruar suksese atij dhe gjithë qytetarëve të kësaj komune.

Rëndësi të veçantë në këtë takim iu kushtua bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet dy institucioneve, si dhe mundësisë për të thelluar bashkëpunimin edhe më tej në fusha të përbashkëta, në interes të qytetarëve të kësaj komune.

Myftiun Tërnava së bashku me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë, Musli ef. Arifaj njoftuan kryetarin e Komunës për mbarëvajtjen e jetës fetare si dhe planprogramin e KBI-së në Pejë për këtë vit.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, falënderoi Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për kontributin e dhënë për shoqërinë kosovare. Z. Muhaxheri shprehi gatishmërinë për bashkëpunim në secilin fushë me Bashkësinë Islame të Kosovës në interes të qytetarëve të Pejës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…