Prishtinë, 14 maj 2015
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava të premten priti Myftiun e Stambollit, prof.dr. Rahmi Jarani, i cili shoqërohej edhe nga përgjegjësi për marrëdhënie me jashtë, Sabri Demir dhe Myftiu i Bajram Pashasë.
Myftiu Tërnava pasi i dëshiroi mirëseardhje në Kosovë, i falënderoi mysafirët nga Stambolli për vizitën në Kryesinë e BIK, si dhe e çmo lart bashkëpunim dhe përkrahjen e Myftinisë së Stambollit për BIK. Myftiu e çmoi lart edhe kujdesin e veçantë të Myftiut të Stambollit dr. Rahmi Jaran për BIK, të cilin Myftiu edhe e njohu me projektet që ka në realizmin Bashkësia Islame e Kosovës.
Myftiu i Stambollit, dr. rahmi Jaran pasi falënderoi për pritjen, tha se Myftinia e Stambollit mbetet e përkushtuar dhe e hapur që të ndajë përvojat e saj me BIK. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë që të mbështesë dhe të thellojë edhe më tutje bashkëpunimin me BIK, dhe Këshillat vendorë, si dhe me institucionet tjera të BIK.
Mysafirët nga Stambolli janë në një vizitë pune nëpër vendet e Ballkanit, ku vizituan edhe qendrat kryesore në Kosovë, si Prishtinë, Mitrovicë, Gjakovë Prizren, ku u pritën nga udhëheqësit e Këshillave vendorë.