Prishtinë, 17 shkurt 2022
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pranuar sot mesazh urimi në përvjetorin e 14 të Pavarësisë së Republikës së Kosovës nga kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai.
Në këtë telegram urimi, Shaqir ef. Fetai, në emër të tij personal dhe të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ka uruar Myftiut Tërnava 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Ai këtë ditë e ka cilësuar si ngjarje historike për tërë kombin tonë, duke shtuar se kjo ditë i jep kuptim jetës, dinjitetit, paqes, lirisë dhe përkushtimit ndaj vendit.
Më poshtë gjeni urimin e plotë të pranuar nga Myftiu Naim ef. Tërnava: