Prishtinë, 4 prill 2015
Nga: Myftiu, Naim Tërnava
Për: Ipeshkvit Zotëri, Dodë Gjergji
I nderuari Ipeshkëv, zotëri Dodë Gjergji, me rastin e festës së Pashkëve kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të bashkëpunëtorëve të mi si dhe në emër të besimtarëve të besimit Islam t’u përcjell Juve personalisht, bashkëpunëtorëve tuaj si dhe të gjithë besimtarëve të besimit katolik urimet e mia më të sinqerta duke u dëshiruar gjithë të mirat e begatitë e Zotit.
Uroj që mesazhet dhe porositë që dalin nga festa e pashkëve të jenën si gjithherë në funksion të fisnikërimit të popullit tonë dhe gjithë popujve në botë.
I nderuari ipeshkv Gjergji!
Duke ju përshëndetur vëllazërisht edhe njëherë ju uroj Juve i nderur Ipeshk dhe gjithë besimtarët e krishterë me lutje për suksese, mbarësi, shëndet, fat e dashuri.
Me nderime
Myftiu i Kosovës
Naim ef. Tërnava