Prishtinë, 14 janar 2022


Këshilli i Bashkësisë Islame në Kamenicë njofton se sot rreth orës 9:00 janë gjetur të thyera dhe të demoluara zyrat e Këshillit të BI-së. Me këtë rast dyshohet për vjedhje dhe demolim të rëndë i të mirave materiale që gjendeshin në objektin e administratës së KBI-së në Kamenicë.

Kryetari i KBI-së në Kamenicë, Ferid ef. Dërmaku, ka njoftuar se objekti i KBI-së në Kamenicë është hapur dhunshëm nga dritarja në katin përdhesë dhe janë thyer, demoluar, e hapur dhunshëm katër dyer të zyrave të administratës në katin e dytë te zyra e kryetarit, sekretarit, arkëtarit dhe ajo e depos, dhe se hajnat kanë hapur dhunshëm kasafortën e kyçur të arkës në zyrën e arkëtarit, ku nga aty kanë marrë mjete në vlerë prej 1,086.30 euro. Po ashtu, ata kanë demoluar dokumentacionin e arkivit të këtij Këshillit në zyrën e arkëtarit.

Rasti është raportuar edhe në polici, të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë incizimin dhe regjistrimin e dëshmive të mundshme në vendngjarje. KBI në Kamenicë apelon tek institucionet e sigurisë që rasti në fjalë të hetohet sa më shpejt që është e mundur dhe kryesitë e kësaj vepre kriminale të vihen para drejtësisë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…