Prishtinë, 14 janar 2022
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës këshilltarin për çështje fetare në Ambasadën e Turqisë z. Sabri Nevzat Akın.
Myftiu Tërnava shprehu falënderime për bashkëpunimin e sinqertë që kanë pasur deri më tani, duke vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet BIK-ut dhe Dijanetit turk do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke shprehur dëshirën që edhe më tej të vazhdojë ky koordinim me qëllim që t’i kontribuojmë zhvillimit të jetës fetare e kulturore në Kosovë përmes projekteve të përbashkëta.
Nga ana e tij, këshilltari Sabri Nevzat Akin, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe bashkëpunimin gjatë këtyre viteve, duke shprehur bindjen dhe gatishmërinë që ky bashkëpunim do të intensifikohet, në mënyrë që Kosova të jetë një oazë paqeje.
Me këtë rast në emër të BIK-ut dhe shenjë respekti për bashkëpunimin dhe kontributin e tij, Myftiu Tërnava i ndau mirënjohje këshilltarit z. Sabri Nevzat Akın.