Prishtinë, 13 janar 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga shefi i kabinetit, mr. Besim Mehmeti, sot ka vizituar ambasadën e Katarit në Tiranë, ku u prit nga ambasadori Ali bin Hamad al-Marri.

Myftiu Tërnava fillimisht falënderoi ambasadorin për punën dhe për kontributin e tij për rritjen e bashkëpunimit dhe për thellimin e miqësisë ndërmjet Katarit dhe  Kosovës. Myftiu po ashtu e falënderoi ambasadorin për përkrahjen e shtetit të Katarit gjatë pandemisë. Gjithashtu Myftiu Tërnava e njohu Ambasadorin  me aktivitetin dhe me veprimtarinë e BIK-ut duke theksuar bashkëpunimin shumë të ngushtë që ka me Ministrinë e Çështjeve Fetare të Katarit. Myftiu Tërnava dhe ambasadori i Katarit Al-Marri biseduan për koordinim sa më të mirë për realizimin e projekteve të ndryshme të BIK-ut në Kosovë, si dhe u dakorduan që në të ardhmen të shtohet bashkëpunimi. 

Po ashtu Myftiu Tërnava edhe njëherë falënderoi qeverinë dhe popullin e Katarit për përkrahjen dhe ndihmën që i kanë dhënë Kosovës dhe popullit të saj gjatë dekadave të fundit. 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…