Prishtinë, 28 dhjetor 2021
Fakulteti i Studime Islame në Prishtinë organizoi seminar shkencor me titull “Kontributi dhe veprat e Mehmet Akif Ersoj- Pejanit”me rastin e 100 vjetorit të miratimit të himnit të Republikës së Turqisë, i cili u mbajt në sallën e konferencave të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë. Në këtë eveniment shkencor mori pjesë Kryetari i BIK-ut Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, profesori nga Konja e Turqisë, Prof.dr. Alaattin Akoz,drejtori i Institutit Albanologjik, z. Hysen Matoshi, drejtor i Shoqatës së ish-burgosurve politik, z.Selatin Novosella e, studiues, profesor , student e dashamirës të dijes. Mysafirëve mirëseardhje iu dëshiroi Dekan I FSI-së, Prof.Asoc.Dr. Fahrush Rexhepi i cili vlerësoi lartë kontributin e kësaj figure kombëtare të dy popujve, shqiptar dhe atij turk. Ai tregoi një thjeshtësi gjatë jetës së tij si dhe guxueshmëri dhe i qëndrueshëm. Fjalës i jepte vlerë të madhe. Ai ishte poet edhe dijetar. Kënaqësia më e madhe e tij ishte të lexonte, jepte mësim dhe të shkruante Ishte armik ndaj fanatizmit dhe injorancë ishte pasionant ndaj kulturës dhe civilizimit. Ai kishte një bindje dhe karakter të jashtëzakonshëm.
Me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtuar edhe kryetari i BIK-ut Naim ef. Tërnava i cili përshëndeti këtë sesion shkencor në emër të institucionit të Kryesisë së BIK-ut duke veçuar se Mehmet Akif Ersoji, me krijimtarinë e tij ka zënë vend meritor në antologjinë e intelektualëve e krijuesve të popullit turk, e në këtë rrafsh njihet dhe çmohet, e madje edhe merret për krenari edhe te populli shqiptar. Pra, përderisa ai ka jetuar e krijuar në Turqi, gjë që e bën poet e intelektual turk, origjina e tij në të njëjtën kohë e bën edhe poet e intelektual tonë, apo thënë më mirë, Mehmet Akifi është poet e intelektual i dy popujve dhe si i tillë është në vargun e zinxhirit të gjatë intelektual shqiptarë, të cilët kanë kontribute të çmuara në kulturën turke, e njëkohësisht paraqesin një urë lidhëse të fortë ndërmjet popullit turk dhe popullit shqiptar. “Në këtë përvjetor, Mehmet Akifi, na rishfaqet edhe njëherë si vlerë e përbashkët kombëtare dhe shpirtërore e dy popujve, duke kujtuar e përcjell te gjeneratat e reja, sepse ai në mënyrën më të mirë përshkruan elementet themelore të unitetit dhe solidaritetit kombëtar, të dëshirës së popullit tonë për pavarësi, atdhe e flamur. Për kontributin dhe veprimtarinë e Mehmet Akifit, më me kompetencë do të flasin studiuesit në seancat shkencore, e mua më mbetet t’ju falënderojë për durimin dhe përgëzojë organizatorët për këtë aktivitet që e forcon miqësinë ndërmjet dy popujve”-tha veç tjerash Myftiu Tërnava.
Në seancën e parë të cilën e udhëhoqi Prof.dr. Abdullah hamiti, me kumtesa u paraqitën: PHD (c)Besir Neziri, Prof.Dr. Abdullah Hamiti, Prof.Dr.Alaattin Akoz, Prof.Dr.Hysen Matoshi, PHD (c)Melihate Zeqiri.Nndërsa në sancë e dytë të cilën e udhëheqi Prof.Aoc.Dr. Sulejman Osmani me kumtesa u paraqitën. Dr. Nuridin Ahmeti, Prof.asoc.Sulejman Osmani. Prof.ass. Musa Vila, Dr. Valmire batatina Krasniqi, Mr.Zymer Ramadani si dhe Dr.Selim selimi,kurse fjalën përmbyllëse Mr. Ekrem Simnica.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…