Departamenti i Gruas i BIK – së me 06.03.2015 organizoi programin:”Gruaja – trendafili vet” cili u mbajt në Fakultetin e Studimeve Islame në Sallen e Konferencave.
Fillimisht programi u hap me disa ajete Kur`anore të interpretuar në mënyr të shkëlqyer nga Besa Kçiku,pastaj fjalen e mori Hanife Jahiri –Kastrati zyrtare në DG-së e cila pasi përshëndeti të pranishmet foli për vlerën dhe rëndësin e gruas ku ndër te tjerash veçoi se”Grua madhështore është ajo grua që na mëson si të duam atëherë kur duam të urrejmë, si të qeshim atëherë kur duam të qajmë dhe sit ë buzëqeshim atëherë kur ndjejmë dhembje”.
Pastaj fjalen e mori ligjëruesja e nderuar:Labinota Demi – Murtezi, Deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës e cila e shtjelloi në mënyr të shkëqyer temën:”Gruaja – trendafili vet” ku ndër të tjerash tha: “Urdhërat e Zotit për gratë, janë dhurata më e çmuar për to. Bashkëjetesa me gratë në të gjitha relacionet familjare,është bekim për njeriun e për shoqërinë si: prind-bijë,burr-grua dhe fëmijë – nënë janë tri rrug që të shpien drejt në xhenet”.Ndërsa ligjëruesi tjetër Imami Yahya Hendi nga Universiteti Xhorxhtaun SHBA vlerësoi lart guran si më të çmuaren që ka krijuar Allahu ku ndër të tjerash tha:” Ajo është shembulli i pastërtisë, krenarisë, dinjitetit, sinqeritetit, fisnikërisë, kryerjes së shumë ibadeteve, sakrificës në rrugën e Allahut, si dhe i kontributit në mësimin dhe gjurmimin e së vërtetës” kur përmendi edhe shembuj të shumtë nga jeta e sahabëve,si përsonin e parë që pranoi Islamin, pastaj dëshmoren e parë, e shumë shebuj tjerë.Mbyllja e progamit u bë me një koktej rasti.{gallery}yahyafm{/gallery}