Datë: 18.10.2021.
Këshilli i Bashkësisë Islame i Vitisë shpall:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës si vijon:
- Imam, Hatib dhe Mualim në Xhaminë e fshatit Zhiti;
- Imam Hatib dhe Mualim në Xhaminë e fshatit Verban;
- Imam Hatib dhe Mualim në Xhaminë e fshatit Gjylekarë i Epermë;
- Imam Hatib dhe Mualim në Xhaminë e fshatit Budrikë;
- Imam Hatib dhe Mualim në Xhaminë e fshatit Sllatinë e Eperme;
- Imam Hatib dhe Mualim në Xhaminë e fshatit Devaj;
- Imam Hatib dhe Mualim në Xhaminë e fshatit Terpezë
Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë këto kushte:
1. Të ketë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës).
2. T’u përmbahem Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit.
3. Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare.
4. Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht.
5. Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar.
6. Të jenë të pranueshëm nga Këshilli i Xhamisë dhe xhemati përkatës.
7. Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës.
Dokumentet e kërkuara:
Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:
* Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit
* Çertifikata e lindjes
* Çertifikata shëndetësore
* Çertifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar
* Vërtetimi për përvojën e punës
* Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare
* CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim professional
* Letërnjoftimi (fotokopje)
Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal!
Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame të Vitisë.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi është i hapur 10 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.