Prishtinë, 20 janar 2015
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim ef. Tërnava priti sot kryetarin e Vitisë, Sokol Halitin, i cili shoqërohej edhe nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Vitisë, Husamedin ef. Hoxha. Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Haliti për vizitën, dhe e informoi atë me punën që po bën Kryesia, e Bashkësisë Islame, përkatësisht me zhvillimin e jetës fetare në vend, si dhe me sfidat me të cilat po përballet BIRK.
Myftiu, gjithashtu e përgëzoi kryetarin Haliti për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka Kuvend Komunal i Vitisë me Këshillin e Bashkësisë Islame në Viti. Në anën tjetrër, edhe kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen e ngrohtë dhe vëllazërore, dhe çmoi lart punën dhe rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës në të mirë të popullit dhe shtetit të Kosovës. Kryetari Haliti, përveç tjerash, tha: “Bashkësia Islame gjithmonë ka qenë pranë popullit dhe në shërbim të vendit”.