Prishtinë, 18 nëntor 2021

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka takuar sot administratën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren dhe imamët e rajonit të Zhupës, Komuna e Prizrenit.

Takimi i Myftiut Tërnava me imamët e këtij rajoni kishte për qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e jetës fetare të besimtarëve në atë pjesë.

Gjatë këtij takimi, Myftiu Tërnava, përmendi rolin dhe rëndësinë e misionit të imamit dhe përgjegjësisë së madhe që bart mbi supe.

Gjatë takimit, imamët e kësaj zone informuan për mbarëvajtjen e jetës fetare dhe falënderuan Myftiun për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme për ta dhe rajonin e Zhupës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…