Prishtinë, 23 dhjetor 2014
Me rastin e festës së Kërshëndellave, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava sot ka uruar e përgëzuar Ipeshkvin Dodë Gjergji dhe të gjithë besimtarët katolikë. Në urimin e Myftiut Tërnava, thuhet:

 

TELEGRAM URIMI
I nderuari Ipeshkëv Dodë Gjergji,
Të nderuar besimtarë katolikë,
Me respekt e sinqeritet në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve e forumeve të saj dhe në emrin tim, ju uroj e përgëzoj me rastin e Festës së Krishtlindjeve, e cila ka për simbolikë lindjen, jetën dhe mirësinë.
Në vigjilje të kësaj feste dëshiroj që të shpreh edhe një herë aspiratën tonë të përbashkët për më shumë mirëkuptim, solidaritet, mirëqenie, përparim e zhvillim për popullin dhe vendin tonë.

Zotni Ipeshkëv!
Të nderuar vëllezër!

Festat fetare në këtë nënqiell gjithherë kanë qenë vlerë e shtuar e virtyt i çmuar që kanë kultivuar njohjen, afrimin, respektin, dashurinë, mirëkuptimin, ndërgjegjësimin e fisnikërimin e popullatës sipas mësimeve hyjnore e traditës sonë të ndritshme.
Duke ju përshëndetur dhe uruar edhe një herë ju dëshiroj, shëndet, mbarësi e lumturi.

Me respekt,
Naim ef. Tërnava
Myfti i Kosovës

  • Tender

    Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …
  • Tender

    Prishtinë, 12 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall:&nbs…
  • Konkurs

    Datë: 6 nëntor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas, shpallë: K O N K U R S Për plo…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …