Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 6 dhjetor 2014, në bazë të kompetencave të saja kushtetuese, pas shqyrtimit, miratoi buxhetet e këshillave vendore për vitin 2015, si dhe buxhetin e Medresesë dhe atë të FSI-së.
Kryesia miratoi edhe projektbuxhetin e Kryesisë së BIK për vitin 2015, të përgatitur nga Drejtoria e Financave dhe të njëjtin ia procedoi Kuvendit të BIK për miratim.
Drejtori i financave, z. Kasim ef. Gërguari para kryesisë prezantoi edhe raportin e grumbullimit të Sadakatul-fitrit dhe Zeqatit.
Kryesia në këtë mbledhje miratoi edhe projektin e drejtorisë së veprimtarisë botuese të paraqitur nga drejtori, Ahmet Sadriu, ku parashihet të botohen 11 libra të fushave të ndryshme.
Po ashtu, Kryesia shqyrtoi edhe një numër të raporteve e lëndëve nga terreni.