Prishtinë, 18 tetor 2021

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, priti sot në takim zyrtar z.Omer ef. Kajoshaj – drejtor për Marrëdhënie me Jashtë i Bashkësisë Islame të Malit të Zi.

Kryeimami Sahiti fillimisht i shprehu mirëseardhje dhe e falënderoi z.Kajoshaj për vizitën e tij që ka për qëllim nevojën e thellimit dhe ngritjes së bashkëpunimit në nivele më të larta mes dy bashkësive islame simotra në rajon.

Na gëzon fakti i zhvillimit të infrastrukturës së Bashkësisë Islame në Mal të Zi , e në veçanti ngritja e kuadrove profesionale të liderëve fetarë në Mal të Zi, theksoi mes tjerash kryeimami Sahiti.

Nga ana e tij, z. Omer ef. Kajoshaj falënderoi kryeimamin Sahiti për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën përzemërt e të hapur lidhur me bashkëpunimin e dy bashkësive islame në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Fakulteti i Studimeve Islame promovoi programin e ri “Akademia – Studime Islame dhe Lidership”

Prishtinë, më 2 maj 2024 Fakulteti i Studimeve Islame, ka promovuar sot programin e ri, “A…