Prishtinë, 11 gusht 2021
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim autorët e librit “Dijetarë shqiptarë në Perandorinë Osmane (1880-1912)”, z. Sadik Mehmeti, znj. Hatixhe Ahmedi dhe z. Ramadan Shkodra.
Myftiu Tërnava fillimisht i përgëzoi autorët për këtë vepër kaq të rëndësishme dhe domethënëse për historinë dhe kulturën tonë. Ai edhe njëherë ofroi përkrahjen e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame për projektet e tilla për ndriçimin e të kaluarës sonë.
Ndërkaq, autorët e librit falënderuan edhe njëherë Myftiun Tërnava për përkrahjen e vazhdueshme dhënë për botimin e këtij libri, por edhe të librave të tjerë në përgjithësi.