Data:10.08.2021
Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë shpall:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendit të lirë të punës:
- Inkasant pranë KBI-së Podujevë në terrenin që e cakton ky Këshill.
Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:
1. Të kenë të kryer medresenë e mesme “Alauddin” Prishtinë;
2. T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit;
3. Të kenë aftësi komunikuese që kanë të bëjnë me punën e inkasimit të anëtarësisë;
4. Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;
5. Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar;
6. Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës.
Dokumentet e kërkuara:
Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:
* Diploma e Medresesë;
* Certifikata e lindjes;
* Certifikata shëndetësore;
* Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar;
* Vërtetimi për përvojën e punës;
* CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;
* Letërnjoftimi (fotokopje).
Të gjitha dokumentet e tjera të jenë në origjinal!
Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame të Podujevës.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIK-ut.