Prishtinë, 4 gusht 2021
Gjatë qëndrimit në Kajro, dje, Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava takoi ministrin algjerian për Çështje Fetare dhe Vakëfeve, prof.dr. Yusuf Belmahdi.
Myftiu Tërnava e njohu ministrin algjerian Belmahdi për organizimin e jetës fetare në Kosovë, për sfidat e vendit, e sidomos për zhvillimet pozitive që kanë ndodhur në Kosovë nga paslufta si dhe pas shpalljes së pavarësisë.
Nga ana e tij, ministri Yusuf Belmahdi ofroi mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Çështjeve Fetare të Algjerisë dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, me theks të veçantë në fushën e arsimit, si dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët.