Prishtinë, 16 korrik 2021

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, sot vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Istogut, ku u prit nga kryetari Tahir ef.Bekaj dhe administrata e Këshillit.

Kryeimami diskutoi me kryetarin Tahir ef.Bekaj mbi jetën fetare në komunën e Istogut në përgjithësi dhe mbi organizimin e mësim-besimit në veçanti.

Kryeimami Sahiti pas vizitës së Këshillit të Istogut, mbajti hytben e xhumasë në fshatin Shushicë të Istogut dhe pas namazit bashkëbisedoi me këshillin e xhematit të xhamisë dhe me besimtarët e pranishëm.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…