Prishtinë, 22 qershor 2021

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim valiun e Jallovës, Muammer Erol dhe drejtori i Arsimit, Abdülaziz Yeniyol.

Në këtë takim njohës, Myftiu Tërnava i uroi mirëseardhje mysafirëve duke thënë se për ne është një nder dhe respekt që keni vizituar Kosovën. Ai më pas e njohu me punët dhe aktivitetet që zhvillon institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës për mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim. Myftiu Tërnava edhe njëherë shprehu mirënjohjen e tij për popullin dhe qeverinë turke, Dijanetin dhe bashkëpunimin shumë të mirë që kanë pasur me Turqinë deri më sot, e në veçanti në fushën e arsimit, trashëgimisë kulturore dhe historike.

Nga ana e tij, valiu i Jallovës, Muammer Erol falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe çmoi kontributin e BIK-ut në ndërtimin e institucioneve si dhe për frymën e tolerancës dhe harmonisë fetare që ka Kosova. Ai më pas tha se janë të gatshëm të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen.

Në fund Myftiu Tërnava ia dhuroi emblemën e Kryesisë së BIK-ut valiut të Jallovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U përurua restaurimi i xhamisë “Alaudin” në Prishtinë

Prishtinë, më 6 maj 2024 Me një ceremoni solemne është përuruar restaurimi i xhamisë “Alau…