20-22.06.2014
Departamenti i të Rinjve i BIK-ut ishte pjesëmarrës në seminarin dy ditor të mbajtur në Dragash-Brod (20-22 qershor 2014) të organizuar nga OSCE-ja: me temë: “Promovimi i dialogut ndërfetar dhe pajtimi në mes të rinjve në Kosovë”.
{jathumbnail}Në këtë seminar, përvec përfaqësuesve të OSBE-së dhe të ftuarve të tjerë, ishin prezent edhe grupet e studentëve nga tri komunitetet fetare, të cilët përgjatë dy ditëve punuan në grupe duke dialoguar në mes vete dhe duke trajtuar tema të ndryshme si: “Diskutimi mbi fenë, kulturën dhe shoqërinë”, “Ngjashmërit dhe dallimet në mes të feve të ndryshme”, “Liria e besimit dhe e fesë” etj.
Në këtë seminar u bë edhe një prezantim rreth standardeve Evropiane dhe të OKB-së për lirinë e besimit dhe të fesë.
Departamanti i të Rinjve i BIK-ut ishte pjesëmarrës në këtë seminar me dhjetë student dhe studente nga Fakulteti i studimeve Islame.
Në kuadër të këtij seminari u bën edhe vizita objekteve fetare në Prizren: Xhamisë Sinan Pasha, kishës ortodokse serbe dhe kishës katolike. Gjatë vizitës së Xhamisë Sinan Pasha, një ligjërat për të pranishmit mbajti kryeimami i këshillit të bashkësisë Islame të Prizrenit Ali ef. Veza. Z.Veza foli për historikun e Xhamisë Sinan Pasha dhe po ashtu u kujdes për përgjigjje në pyetjet e të pranishmëve.