Prishtinë, 24 qershor 2014
Myftiu i Kosovës,mr. Naim Tërnava priti sot ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës në Bullgari, jorezidente në Republikën e Kosovës, zonjën Anick Van Calster, të cilën Myftiu e falënderoi për vizitën dhe kontributin e saj për Kosovën.
Myftiu Tërnava, me këtë rast e njohu ambasadoren belge me arritjet, sfidat dhe objektivat e BIK. “Ne si bashkësi jemi të përkushtuar që të kontribuojmë në kultivimin e paqes, tolerancës e mirëkuptimit ndërfetar e ndëretnik, për një të ardhme më të mirë të qytetarëve tanë”-tha, veç tjerash, Myftiu Tërnava .
Ndërsa, Ambasadorja Anick Van Calster, çmoi kontributin e BIK në funksion të paqes e mirëkuptimit në mes njerëzve të besimeve të ndryshme.
Bashkësitë fetare janë institucione të rëndësishme për çdo shoqëri, qe konstatim i përbashkët në takimin e myftiut Tërnava me ambasadoren Calster.