Prishtinë, 30 prill 2021
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, me rastin e Natës së Madhe të Bedrit, shtroi iftar tradicional në medresenë “Alauddin” në Prishtinë për strukturat drejtuese të këshillave vendorë dhe për institucionet dhe organet e tjera të BIRK-ut.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës. Myftiu Naim ef. Tërnava, pasi i përshëndeti dhe falënderoi përfaqësuesit e këshillave për punën që bëjnë, kontributin dhe përkushtimin që kanë treguar gjatë këtyre ditëve. Ai mes tjerash nënvizoi edhe për përgjegjësitë që kanë në raport me besimtarët dhe institucionin e BIRK-ut, dhe njëherazi kërkoi përgjegjësi, vendosmëri dhe përkushtim në kryerjen e të gjitha detyrave në shërbim të besimtarëve dhe të vendit.’Ne imamët e kemi për detyrë me kumtu dhe shpjegu fjalën e Allahut xh.sh., ku do që gjendemi në veçanti në Kosovën tonë me këtë xhematë kaq të mrekullueshëm që e kemi”-theksoi myftiu Tërnava. Ai më pas u ndal tek vlera e këtij muaji iu shtua atëherë kur Allahu xh.sh. zbriti Kuranin në këtë muaj, Natën e Kadrit. Shumë ndodhi ndodhën në këtë muaj përgjatë historisë e njëra ndër to është edhe Lufta e Bedrit. Dritat e asaj lufte shndritën botën mbarë dhe kanë arritur edhe te ne dhe ne sot i përkasin besimit islam që e ruajmë thellë në shpirtin tonë”- tha Myftiu Tërnava
Ai më pas tha se adhurimi ndaj Allahut duhet të jetë në vazhdimësi, por Muhamedi a.s. e veçonte dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Adhurim dhe përkushtim, lutje e ibadet, sadaka e mirësi e shumë gjëra të tjera të mira i bënte më veçanërisht në këtë muaj.
Në fund, Myftiu Tërnava porositi të pranishmit që të shtojnë edhe më shumë lutjet, ibadetet dhe përkushtimin ndaj Zotit.