Prishtinë, 12 prill 2021

Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmetin.

Në këtë takim, Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me organizimin e jetës fetare dhe me funksionimin e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës në këtë kohë, në të cilën jemi duke u përballur me virusin Covid-19.

Kryetari Ahmeti, falënderoi Myftiun Tërnava dhe nëpërmes tij të gjithë institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës për gatishmërinë dhe respektimin e masave të parapara për parandalimin e këtij virusi. Meqë jemi në prag të fillimit të muajit Ramazan, kryetari Ahmeti uroi Myftiun Tërnava dhe gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e këtij muaji, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për një sërë çështjesh me interes për të gjithë qytetarëve të Prishtinës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…