Bashkësia Islame e Kosovës me ftesë të Universitetit të Stambollit, mori pjesë në Konferencën shkencore ” Payitah’ta Serhad , Serhad’ta Payitaht” e organizuar në bashkëpunim me DIYANET-in e Turqisë, ku ishin të ftuar krerët fetarë të bashkësive islame të Ballkanit (Maqedonia , Kroacia, Sllovenia, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria e Greqia) dhe dekanët e fakulteteve të studimeve islame të rajonit e Turqisë.
Temë boshte e kësaj konferenca ishte arsimi i lartë fetar dhe mundësia e bashkëpunimit mes fakulteteve islame nga Ballkani dhe fakulteteve të Ilahiyait në Turqi.
Nga Kosova morën pjesë, Vedat Sahiti- Këshilltar i Kryesisë së BIK, i cili në ditën e parë të konferencës foli për sfidat e arsimit të lartë fetar dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit në përafrimin e kurikulave të lëndëve bazike fetare mes fakulteteve në vendet e Ballkanit perëndimor dhe fakulteteve të Ilahiyatit. Ndërsa, prof dr. Qazim Qazimi – dekan i FSI pas prezantimit të arriturave të FSI foli edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe zhvillimit te arsimit të lartë fetarë.
Kjo konferencë ishte një rast i mire që krerët dhe përfaqësuesit e Bashkësive fetare të jenë të pranishëm dhe të diskutojnë me dekanët lidhur me zhvillimin e arsimit të lartë, ngase Bashkësitë Islame ato në Ballkan, ngase janë themelues të këtyre institucioneve, janë financues dhe punëdhënësit kryesor e të diplomuarve nga këto fakultete prandaj edhe bashkëpunimi me bashkësitë islame është jetësor për avancimin e arsimit të lartë fetar.