Ipeshkvit të Kosovës,

Z. Dodë Gjergjit

I nderuari ipeshkëv Dodë Gjergji, me rastin e festës së Pashkëve, në emrin tim personal dhe në emër të bashkëpunëtorëve të mi, si dhe në emër të besimtarëve të besimit islam, ju përcjellë juve dhe të gjithë besimtarëve katolikë urimet e mia më të sinqerta, duke ju dëshiruar të mirat e begatitë e Zotit.

Zotni ipeshkëv, është viti i dytë që njerëzimi po përballet me pandeminë COVID-19, megjithatë festat tona fetare paraqesin momente reflektimi e motivimi për ta njohur hyjnoren, respektuar vetën e tjetrin, si dhe për të ngritur të ardhmen më të mirë.

Te populli ynë është dëshmuar katërçipërisht se festat fetare janë vlerë themeltare në traditën tonë, përmes së cilave kultivojmë mirëkuptimin, harmoninë e respektin, si dhe solidaritetin e mbështetjen kur është e nevojshme.

I nderuar ipeshkëv, të dashur vëllezër! E gjej të udhës, edhe njëherë të lutemi bashkërisht që Zoti të na mëshirojë dhe që sa më parë të kalojë pandemia, e që ne t’i kthehemi detyrave tona të përditshme.

Duke ju përshëndetur vëllazërisht edhe njëherë ju uroj Juve dhe gjithë besimtarët katolik, Gëzuar Pashkët! Paçi lumturi, paqe, harmoni dhe begati në familjet tuaja!

Me respekt,

Myftiu i Kosovës,

Naim ef. Tërnava

  • Tender

    Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …
  • Tender

    Prishtinë, 12 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall:&nbs…
  • Konkurs

    Datë: 6 nëntor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas, shpallë: K O N K U R S Për plo…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …