Prishtinë, 13 maj 2014
Në Kryeqytetin evropian – Bruksel po mbahet Samiti i Liderëve Fetarë të Këshillit të Lartë Islamik të Evroazisë me temë ” Uniteti në diversitet” ku po merr pjesë një delegacion nga Bashkësia Islame e Kosovës i kryesuar nga Myftiun, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar edhe nga dekani i FSI-së, Dr. Qazim Qazimi dhe këshilltari i Kryesisë së BIK, Vedat Sahiti.
Në ditën e parë të konferencës, Myftiu Tërnava, mbajti kumtesën me temë “Bashkëjetesa paqësore mes feve në Evropë”, ku potencoi rëndësinë e dialogut së një nga vlerat dhe mundësitë me efikase të njohjes dhe pranimit të tjetrit me gjithë dallimet e mundshme qe mund t’i kemi si shoqëri.
Konferenca do të vazhdoj punën në seanca të ndara edhe më 13 e 14 maj ku do paraqiten liderët me temat të ndryshme që kanë të bëjnë me diversitetitn , dialogun , bashkëjetesën dhe tolerancën ndërfetare në Evropë.
Ne konference po marrin pjesë 30 liderët myslimanë fetare nga Evropa dhe Azia, si dhe shumë personalitete të njohura nga bota akademike. {gallery}brksl514{/gallery}