Me rastin e kalimin në Ahiret të hoxhës Adnan ef. Ahmedi, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i ka dërguar një letër ngushëllimi familjes dhe të afërmve të rahmetliut.
Në letrën e ngushëllimit, thuhet:
Selamun alejkum ve Rahmetullah,
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për kalimin në Ahiret të hoxhës sonë të nderuar dr. Adnan ef. Ahmedi .
Me këtë rast më lejoni që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, organeve dhe institucioneve të saja të shpreh ngushëllimet tona familjes Ahmedi në Preshevë, xhematit të xhamisë “Ibrahim Pasha” si dhe të gjithë besimtarëve në Luginë e më gjerë.
Rahmetliu gjatë gjithë jetës së tij i shërbeu dinit Islam dhe Bashkësisë Islame, qoftë si Imam, mësues, ligjërues dhe udhëheqës fetar në Luginë. Lusim Allahun e Plotfuqishëm që Adnan efendiun ta shpërblej me të mirat e Tij të pakufishme në xhenet, dhe shpirtin e tij ta bashkoj me shpirtrat e pejgamberëve, evlijave e ylemave, ndërsa familjes, miqve e farefisit t’i falë durim!
Me respekt,
K R Y E T A R I
Myftiu Naim ef. TËRNAVA
Shfaq më shumë në Njoftime
Shfleto
Tender
Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …