Prishtinë, 23 prill 2014
Në prani të shumë qytetarëve  të Prizrenit, të mërkurën pasdite, në prani të zëvendëskryeministrit turk, dr. Emrullah Ishler që shoqërohej nga deputetë të Asamblesë së Madhe turke, Myftiut të Kosovës, Mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtorë, ministra e deputet të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të KBI së Prizrenit të prirë nga kryetari, Lutfi Ballëk,  si dhe të ftuar të tjerë, u përurua kompleksi i rinovuar i oborrit në Xhaminë e Sinan Pashës.

Duke iu drejtuar të pranishëmve,  kryetari i KBI,  Lutfi Ballëk, me këtë rast tha: “Xhamia e Sinan pashës është simbol i qytetit tonë, është vulë e qytetit tonë, ne e falënderojmë ndihmën dhe përkrahjen e Republikës së Turqisë, veçanërisht TIKËS për punën që kanë bërë në këtë kompleks”.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava,  pasi falënderoi në emër të Kryesisë së BIK popullin dhe qeverinë turke për ndihmën e përkrahjen që kanë dhënë e po japin për Kosovën, u shpreh : “Trashëgimia 625 vjeçare e përbashkët e cila ekziston në këto vende, pra edhe në Kosovë, është dëshmia më e madhe për lidhjet vëllazërore të dy popujve. Ne falënderojmë  për ofrimin e ndihmës , për restaurimin, për rinovimin e xhamive me vlera monumentale të Periudhës Osmane . Trashëgimi, kjo që ka vlerë të posaçme për Kosovën”.

Ndërsa, zëvendëskryeministri turk, Emrullah Ishler, duke iu drejtuar masës së tubuar tha:  “Ndihem i lumtur që pas përurimit që kemi bërë dje në xhaminë e Sulltan Fatihut në Prishtinë, sot jemi në Prizren te xhamia e Sinan Pashës, që gjendet në shatërvan, ku po bëjmë përurimin e oborrit të rikonstruktuar .
Me përurimin e projekti të sotëm, përfundon restaurimi i xhamisë së Sinan Pashës që për ne është një xhevahir i veçantë”.
Më pas, delegacion turk së bashku me myftiun Tërnava vizituan xhaminë Emin Pasha, ku simbolikisht bënë hapjen e punimeve për restaurimin e saj nga TIKA. {gallery}snpsh{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program kushtuar festës së 28 Nëntorit

Prishtinë, më 26 nëntor 2024 Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Këshilli i Bashkë…