Duke filluar nga data: 10.04.2014 deri 14.04.2014 Departamenti i Gruas i BIK-së vazhdoi me ligjëratat e rregullta nëpër xhamit e Prishtinës.
Në xhamin “Jusuf Qelebi” u bajt ligjërata me temën: “Shkaqet e lumturisë” nga Bardha Kçiku.
Pastaj po me këtë datë u bajt ligjërat edhe në xhamin “Ebu Bekër es-Siddik” nga teologe Sala Mehmeti e cila shtjelloi temën: “ Frika ndaj Allahut ”.
Ndërsa te xhamia e Emshirit ligjëroi Fitore Dervishi temën: “ Frytet e veprave të mira”.
Mandej tek xhamia F. e Pajtimit ligjëraten e mbajti teologe Kadrije Dragusha – Ademi ku foli për: ” Dashurin ndaj Pejgamberit a.s”
Pastaj në xhamin “Kadërije” për “ Devotshmërin “ foli Aishe Gashi.
Dhe në xhamin “Pavarësia” për “Vlerën e kohës”foli Mr. Vaxhide Podvorica Bunjaku.