Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 12 prill 2014, të kryesuar nga myftiu Naim Tërnava, pas shqyrtimit, miratoi statutin e “Kosova Halal Institute”, i cili do të merret me inspektimin, certifikimin e produkteve ushqimore në ndërmarrjet prodhuese dhe ato shërbyese në Kosovë.
Kryesia në këtë mbledhje miratoi edhe statutin e Institutit për Trashëgimi Kulturore Islame – planifikim dhe ndërtim.
Kryesia e BIK, shqyrtoi edhe elaboratet e drejtorive dhe propozimprojektet e komisionit për tubimin, therjen dhe shpërndarjen e Kurabëve, si dhe të atij për shtimin e të hyrave në BIK.