Prishtinë, 2 prill 2014
Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, vizitoi KBI- në në Shtime, ku u prit nga kryetari i KBI, Isa ef. Tërshani me bashkëpunëtorët.
Kryetari Tërshani e njohu myftiun Tërnava me arritjet që ka shënuar Këshilli i Shtimes që nga themelimi e këndej. Ai tha se me gjithë vështirësitë, fal angazhimit e përkushtimit të të gjithë neve, e posaçërisht fal përkrahjes nga Kryesia, Këshilli tashmë veç është në rrugë drejt konsolidimit.
Kryetari Tërshani e njohu Myftiun edhe me aktivitet që ka zhvilluar Këshilli, si dhe me projektet e realizuara, për çka e falënderoi Myftiun për përkrahjen dhe mbështetjen e Kryesisë, sidomos në ndërtimin e objekteve të infrastrukturës dhe krijimin e vakëfeve në këtë Këshill.
Myftiu Tërnava, përgëzoi për rezultatet e arritura dhe u shpreh që do të mbështes e përkrah krijimin e kushteve për punë sa më të mirë.
Gjatë qëndrimit në Shtime, Myftiu Tërnava, së bashku me bashkëpunëtorët, vizitoi vakëfet që janë në ndërtim e sipër për KBI në Shtime.
Myftiu Tërnava në Lipjan
Më pas Myftiu Tërnava me bashkëpunëtorë vizitoi edhe KBI- në në Lipjan, ku u njoh me punën dhe aktivitetin nga sekretari, Muhamet ef. Neziri dhe arkëtari, Kenan ef. Bahtiri.
Myftiu tha se çdo e arritur e Këshillit na gëzon, mirëpo kërkoj nga përgjegjësit e Këshillit angazhim edhe më të madh në xhematë.
Në këto vizita, Myftiu u shoqërua nga drejtori për shtyp dhe veprimtari botuese, Ahmet ef. Sadriu dhe këshilltari Vedat ef. Sahiti.