Prishtinë, 10 shkurt 2014
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, priti sot deputet e Kuvendit të Kosovës nga Grupin Parlamentar 6 + të kryesuar nga deputeti Rasim Demiri, që shoqërohej nga Duda Balje, Qerim Bajrami dhe Xhezair Murati.
Myftiu Tërnava falënderoi deputetet për vizitën në BIK dhe për kontributin e tyre në kuadër të institucioneve të Kosovës.
Rasim Demiri në emër të GP G+ falënderoi myftiun për pritjen e ngrohte dhe vëllazërore , si dhe çmoi angazhim e myftiut dhe të BIK në mbarëvajtjen e jetës fetare në vend me theks të veçantë për kultivimin e frymës tolerante dhe bashkëpunuese me të gjitha etnitë që jetojnë në Kosovë.
“BIK është i përkushtuar që këtë frymë vëllazërore të bashkëpunimit në mes besimtarëve të shtyjë edhe me tej përpara”- tha Myftiu Tërnava.