Konkurs

Data: 3 mars 2021

Këshilli i Bashkësisë Islame i Vushtrrisë shpall:

KONKURS

Për plotësimin e vendit të lirë të punës:

  1. Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Reznik

Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  • Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës);
  • T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit;
  • Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare;
  • Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;
  • Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar;
  • Të jenë të pranueshëm nga Këshilli i Xhamisë dhe xhemati përkatës;
  • Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës.

Dokumentet e kërkuara:

Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:

  • Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit;
  • Certifikata e lindjes;
  • Certifikata shëndetësore;
  • Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar;
  • Vërtetimi për përvojën e punës;
  • Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;
  • CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;
  • Letërnjoftimi (fotokopje).

Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal!

Vërejtje:

Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame të Vushtrrisë.

Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.

  • Konkurs

    Datë: 6.12.2021.         Këshilli i Bashkësisë Islame i Kamenicës në mbledhjen e mbajtur m…
  • Konkurs

    Datë: 18.10.2021.         Këshilli i Bashkësisë Is…
  • Tender

    Prishtinë, 22 nëntor 2021 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall:I. T…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 6.12.2021.         Këshilli i Bashkësisë Islame i Kamenicës në mbledhjen e mbajtur m…