11 dhjetor 2019
Në kuadër të aksionit “Libri më afër lexuesit”, sot, drejtori për Kulturë dhe Veprimtari Botuese në Kryesinë e BIK-ut, z. Ramadan Shkodra, i shoqëruar nga përgjegjësi për literaturë z. Agim Gashi dhe nga zëvendëskryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, z.Idriz Gjigoli, vizituan bibliotekën “Hifzi Sylejmani” në Prishtinë.
Këta u pritën nga drejtori i kësaj biblioteke z. Munish Hyseni, i cili i njohu mysafirët me punët, veprimtaritë dhe sfidat me të cilat përballet kjo bibliotekë.
Nga ana e tij, drejtori për Kulturë dhe Veprimtari Botuese në BIK, z. Ramadan Shkodra, e njohu z. Hyenin me aktivitetet dhe historikun e veprimtarisë botuese të Kryesisë së BIK-ut, si dhe me aksionin e tyre “Libri më afër lexuesit”.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dhuroi për bibliotekën “Hifzi Sylejmani” të Prishtinës 101 tituj të botuar nga kjo Kryesi.
Drejtori Hyseni falënderoi përzemërsish Kryesinë e BIK-ut për pasurimin e bibliotekës së tyre edhe me titujt nga Bashkësisë Islame e Kosovës.