Vazhdojnë vizitat e delegacionit të BIK-ut në Zvicër Më 16 prill 2023, drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ligjëroi për namaz të drekës në xhaminë “Mesxhidi – Nur” në Frauenfeld të Zvicrës. Drejtori Simnica e uroi dhe e përgëzoi imamin e nderuar, kryesinë dhe xhematin në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, në emër të organeve udhëheqëse të saj dhe në … Më shumë
Presidentja e Kosovës dhe kryetari i Kuvendit shtruan iftar për udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës Prishtinë, më 17 prill 2023 Presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca, kanë shtruar sonte iftar për Myftiun Naim ef. Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij. “Me kënaqësi i kemi ftuar sonte udhëheqësinë e BIK-ut për të marrë pjesë në iftarin tonë të posaçëm në Shtëpinë e Popullit, në Kuvendin e Republikës së … Më shumë
Kryeimami i Kosovës qëndroi në Medvegjë Prishtinë, më 16 prill 2023 Një delegacion i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, i udhëhequr nga kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti ka qëndruar të dielën në Medvegjë, me ç’rast vizituan banorët e saj dhe fshatrave përreth për t’u informuar për mbarëvajtjen e jetës fetare në këtë pjesë dhe në veçanti gjatë muajit Ramazan. Kryeimami së bashku me dekanin … Më shumë
Kryetari i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku shtroi iftar për udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës Prishtinë, më 16 prill 2023 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka marrë pjesë në iftarin e shtruar nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku.Kryetari Abdixhiku tha se ditëve të fundit të muajit Ramazan, besimtarët myslimanë luten që Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin dhe të dalin të … Më shumë
Myftiu Tërnava mbajti ligjëratë në Xhaminë e Bardhoshit Prishtinë, më 16 prill 2023 Për nder të Natës së madhe të Kadrit, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, mbajti një ligjeratë në Xhaminë e Bardhoshit kushtuar vlerës dhe rëndësisë që ka kjo natë. Në hapje të kësaj ligjërate u lexuan ajetet e sures Kadr nga hafëzi Abdurrahim Rrahimi, e më pas imami i xhamisë, Besnik … Më shumë
Delegacioni i Bashkësisë Islame të Kosovës vizitoi diasporën Më 14 prill 2023, drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ligjëroi për namaz të xhumasë, në xhaminë “Höri” në Cyrih të Zvicrës, konkretisht tek imami Bilal ef. Tahiri. Drejtori Simnica e uroi dhe e përgëzoi imamin e nderuar, kryesinë dhe xhematin e mrekullueshem në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, në emër të … Më shumë
Iftari i përbashkët i mualimeve e punonjësve të institucioneve të BIK-ut Prishtinë, më 14 prill 2023 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, shtroi iftar për të gjitha punonjëset e këtij institucioni. Ky iftar që u shtrua në ambientin e Medresesë Alauddin në Prishtinë mblodhi në një vend mualimet nga të gjitha komunat e Kosovës, profesoresha e doktoresha të fushave të ndryshme. Myftiu Tërnava në fjalën e tij … Më shumë
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës shtroi iftar në Bujanoc Prishtinë, më 15 prill 2023 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka shtruar iftar për Këshillin, imamët, përfaqësuesit komunal, drejtorët e shkolalve dhe qytetarët e Bujanocit. Në këtë iftar mori pjesë edhe kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti me bashkëpunëtorë. Ai fillimisht përcolli urimet dhe përshëndetjet e përzemërta të Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnava. Kryeimami Sahiti … Më shumë
Bashkësia Islame e Kosovës shtroi iftar në Ulqin Të enjten, më 13 prill 2023, Bashkësia Islame e Kosovës shtroi iftar për Këshillin, imamët, myezinët, mytevelitë dhe aktivistët e Mexhlisit të Bashkësisë Islame të Ulqinit. Fillimisht një fjalë rasti për t’iu uruar mirëseardhje e mbajti kryetari i Mexhlisit të BI-së së Ulqinit, z. Hysni Begu. Më pas një fjalë përshëndetëse e mbajti edhe kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, … Më shumë
Delegacioni i BIK-ut vizitoi disa xhami në Zvicër Në vazhdën e vizitave të rregullta, më 15 prill 2023, drejtori i Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, vizitoi për namaz të drekës xhaminë e Regensdorfit, ku u prit nga imami, Ferit Zeqiri, kryesia dhe xhemat i kësaj xhamie, ndërsa për iftar dhe namaz të teravive vizitoi Xhaminë e Bardhë shqiptare në Aarburg – Zvicër, ku u … Më shumë