Ballina Lajme Po vijon gara për mbamendje dhe bukurlexim të Kuranit mes nxënësve të medreseve të Ballkanit

Po vijon gara për mbamendje dhe bukurlexim të Kuranit mes nxënësve të medreseve të Ballkanit

Prishtinë, 2 nëntor 2019
Pas dreke ka vazhduar gara e Kuranit në nivel të medreseve të Ballkanit,  të cilat po mbahen nën  patronatin e kryetarit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, në amfiteatrin e Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë.
Në rendin e pasditës është  kategoria në 5 xhuza, ku do të garojnë  7 nxënës, kurse më pas është  kategoria në lexim të bukur, ku do të paraqiten 11 nxënës.
Po në këtë vazhdë, drejtori i Medresesë “Alauddin” në Prishtinë mr.Jakup Çunaku  në shenjë mirënjohjeje dhe bashkëpunimi ka nderuar me mirënjohje përfaqësuesin nga Turqia Nazif Yilmaz – drejtor i përgjithshëm për arsimin fetar në Ministrinë e Arsimit.
Në këto gara po marrin pjesë medresetë nga këto shtete: Kosova, Shqipëria, Turqia, Bosnja, Mali i Zi, Kroacia, Bullgaria dhe Sanxhaku.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava në vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

18 nëntor 2019 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, me ftesë …