Ballina Lajme Telegram ngushëllimi

Telegram ngushëllimi

Me rastin e tërmetit që goditi dje Turqinë, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava i ka dërguar letër ngushëllimit homologut të tij, kryetarit të DIJANET-it, dr. Ali Erbash, në të cilën shkruan:

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ndan dhembje me vëllezërit e tyre turq pas tërmetit që goditi zonën Elazig dhe disa fshatra përreth. Edhe me këtë rast, e lusim Zotin xh.sh që të vdekurit t’i shpërblejë me xhenet, të plagosurit t’i shërojë sa më shpejt, dhe familjeve të të vdekurve Zoti iu faltë durim që ta kapërcejnë këtë gjendje të rëndë sa më lehtë. Në këto ditë të vështira për popullin turk, Bashkësia Islame e Kosovës, por edhe tërë populli i Kosovës ndan dhembje me ju dhe në çdo situatë është me ju. Ndaj, pranoni ngushëllimet dhe lutim Zotin që të falë mëshirë dhe begati për Turqinë edhe në këtë momente të vështira nëpër të cilat po kalon pas tërmetit të fuqishëm që goditi disa rajone të zonës Elazig!

Myftiu i Kosovës: Naim Tërnava

 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

120 familje skamnore ndihmohet nga Bereqeti në Rahovec

Prishtinë, 4 prill 2020Këshilli i Bashkësisë Islame në Rahovec, me degën e Bereqetit ndihm…