Ballina Lajme Shënohet Dita Botërore e Mbulesës

Shënohet Dita Botërore e Mbulesës

Prishtinë, 01 shkurt 2019

 

Dita Botërore e Mbulesës, data 1 shkurt, u shënua me aktivitete të shumta në Kosovë dhe Shqipëri. Me rastin e shënimit të kësaj date, në restorant “Golden” u organizua një tribunë për femra, e cila ishte organizuar nga qytetare aktiviste-vullnetare, nën udhëheqjen e Valbona Bytyqit.

Para të pranishmeve në këtë tribunë ligjëroi zyrtarja e DG-së, së Bashkësisë Islame të Kosovës, dr. Florentina Tërmkolli, e cila foli rreth temës: “Mbulesa, obligim hyjnor.”

Pas ligjëratës, programi vazhdoi me pika të ndryshme artistike që i kushtohen kësaj dite.

Ndërkaq, me po të njëjtën arsye, me datë 04 shkurt 2019, në Sallën e Kuqe në Prishtinë, u organizua një tribunë fetare me temën: “Shamia vlerë, traditë, identitet.”

Para të pranishmëve, në këtë tribunë ligjëroi udhëheqësja e Departamentit të Gruas së BIRK-ut, znj. Vaxhide Bunjaku, e cila foli rreth realitetit të femrës myslimane në Kosovë, si një faktor i stabilitetit në shoqëri.

Ligjërues të tjerë në këtë tribunë ishin edhe dr. Shefqet Krasniqi dhe znj. Edlira Durmishaj, psikologe.

Këtë tribunë edhe më shumë e begatoi pjesëmarrja e mysafires nga Anglia, znj. Lauren Booth, gatezare dhe aktiviste për të drejtat e njeriut në Angli, e cila shpalosi historinë e saj të konvertimit në islam, si dhe foli për vështirësitë me të cilat ballafaqohet një femër myslimane.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Haxhitë kosovarë përfundojnë haxhin dhe nisen për në Medine

21 gusht 2019 Me kryerjen e tavafit lamtumirës, haxhitë kosovarë kanë përfunduar obligimet…