Prishtinë, 12 janar 2012

 

Myftiu me Basha

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava po qëndron për vizitë në Shqipëri, ku sot pas ditë është pritur nga kryetari i Bashkisë, z Lulzim Basha.
Në këtë takim Myftiu Tërnava uroj kryetarin e Bashkisë, z. Lulzim Basha për detyrën e re, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në udhëheqjen e Tiranës.

Po ashtu, Myftiu Tërnava  çmoj lart angazhimin e Bashës që në koordinim me Komunitetin Mysliman Shqiptar të bëjë zgjidhjen e duhur për xhaminë e re në qendër të Tiranës.

Ndërsa, kryebashkiaku Basha e falënderoi Myftiun për vizitën, dhe në fjalën e tij tha se kontributi i  Bashkësisë Islame të Kosovës për shtetndërtimin në Kosovë është për t’u vlerësuar, e sidomos duhet thënë se ju jeni shembull i kultivimit të  tolerancës e mirëkuptimit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame RABITA, dr. Muhamed Abdulkerim al Isa

Prishtinë, më 23 prill 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…