Doha, 10 shkurt 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava  me bashkëpunëtorë  po qëndron për vizitë zyrtare në  kryeqytetin e Katarit, Doha. Në këtë vazhdë ai sot vizitoi ambasadën e Republikës së Kosovës në Doha ku u prit nga ambasadori z.Amir Ahmeti, i cili pasi i dëshiroi mirëseardhje myftiut Tërnava dhe delegacionit përcjellës të tij njoftoi me punën dhe angazhimin që po bënë ambasada e Kosovës në Doha.

Nga ana e tij Myftiu Tërnava falënderoi ambasadorin Ahmeti për pritjen dhe biseduan për punën dhe aktivitetin që  po e bënë Kryesia e BIRK-ut në të mirë të qytetarëve  tanë në Kosovë  duke theksuar se ne vazhdimisht po bëjmë përpjekje që vendi ynë të ecë me hapa të shpejtë të zhvillimit ekonomik që të jemi në mesin e shteteve të zhvilluara.

Delegacioni i Kryesisë së BIRK-ut i kryesuar nga myftiu Tërnava po qëndron në Doha me ftesë të Ministrisë së Vakëfeve të Katarit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtori Simnica priti në takim nënkryetarin e Bashkësisë Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Dramen të Norvegjisë, z. Rrustem Seferi

Prishtinë, më 24 prill 2024 Drejtori i Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovë…