Ballina Lajme Myftiu Tërnava organizoi pritje përurimi për festën e Fitër-Bajramit

Myftiu Tërnava organizoi pritje përurimi për festën e Fitër-Bajramit

Me rastin e Fitër – Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, si tradicionalisht, organizoi pritje përurimi në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës nga ora 9:00-12:00 .

Nga institucionet për vizitë erdhën

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me kabinetin e tij

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli

Ambasadori i OSBE-së në Kosovës, Jan Breaathu

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji,

Koordinatorja e agjencive të UN-së në Kosovë z. Ulrika Richardson

Nga partitë politike

Fatmir Lima, kryetari i “Nisma” për Kosovën,

Ismet Beqiri nënkryetar i LDK-së

Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje,

Agim Bahtiri, AKR

Ferid Agani, kryetar i PD-së,

Shpend Ahmeti PSD,

Qazim Rrahmani, sekretar i përgjithshëm nga Partia e Ashkalinjve për Integrim

Në urim ishin edhe deputetët Milaim Zeka, Ganimete Musliu dhe shumë qytetarë dhe xhematlinjë tjerë si dhe personalitete të jetës kulturore, kulturore e fetare të Republikës së Kosovës.

Pas urimit disa nga personalitet deklaruan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar gjithë qytetarëve Fitër Bajramin

“Ishte muaj i shenjtë i agjërimit, i një muaji të solidaritetit, të mirëkuptimit, të paqes, i afrimit të njerëzve, kemi pasur kënaqësi që edhe me imamin e myftiun e besimtarët të tjerë të ishim nëpër iftare. Shihet një mirëkuptim, solidaritet, dashuri e respekt mes njerëzve. Jemi këtu të urojmë Bashkësinë Islame. Urime të gjithëve”, ka thënë ai.

Edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga Myftiu Naim Tërnava. Ai po ashtu falënderoi Bashkësinë Islame, e cila ka një komunikim solidar në vend. “Faleminderit Myfti, për çdo predikim që Bashkësia Islame e përmes jush çdo imam që bën për komunikimin i cili është solidar, respekt çdo feje, race, identiteti por në të njëjtën kohë e dallon dhe identitetin tonë kombëtar pa e thy asnjë identitet tjetër”, tha Veseli.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shprehur urimin e tij për qytetarët e besimit myslimanë. “E kam nderin që edhe në emër të Qeverisë së Kosovës që të uroj Mytfiun Tërnava, të gjithë kolegët e Bashkësisë Islame dhe besimtarët mysliman të Kosovës, festën e Fitër Bajramit. Kemi pas rastin që gjatë muajit të Ramazanit me qenë bashkë me përjetua një ndjenjë tjetër të solidaritetit dhe respektit të ndërsjellët. Detyra e institucioneve tona është që të mundësoi lirin e besimit, që ta zbatojnë besimin në bazë të bindjeve të tyre”, ka thënë Haradinaj.

Ipeshkvi i Kosovës Dod Gjergji, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, duke thënë se është kënaqësi që shqiptarët i kremtojnë bashkë festat, dhe se shqetësimet janë të përbashkëta teksa ka bërë thirrje që të mos ketë migrim nga vendi e të sakrifikohet për të ndryshuar të sotmen. “ Ju urojmë të gjithë atyre që kanë agjëruar, që Zoti t’i shpërblejë, t’i shenjtërojë familjet e tyre, vendin tonë, popullin tonë. Kryemyftiut i urojmë të jetë në shëndet të mirë e punë të mbarë. Është kënaqësi që ne shqiptarët të kremtojmë bashkë festat e t’i gëzohemi suksesit në rritjen shpirtërore të njëri-tjetrit. Kjo është mënyra e vetme që na mundëson të duam më shumë familjen, vendin, atdheun, sepse shqetësimet që i kemi të përbashkëta, ikja e njerëzve nga vendi, në kohën kur i kemi të gjitha të mirat sigurisht që s’është gjë e pranueshme sepse dashuria ndaj vendit do edhe sakrificën për të ndryshuar të sotmen, siç e kemi ndryshuar të djeshmen”, ka thënë Ipeshkvi Gjergji,

Nënkryetari i LDK-së, Ismet Beqiri, ka shkuar në Bashkësinë Islame të Kosovës për të uruar myftiun Naim Tërnava dhe besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit. Ai urimin e ka bërë në emër të kryesisë së LDK-së dhe në emër të kryetari Msutafa, i cili s’ka mundur të vijë për arsyet që ju i dini, të jem në këtë shtëpi të shenjtë për ta uruar Fitër Bajramin pas muajit të shenjtë të agjërimit”.

Ai bashkë me urimin ka falënderuar myftiun dhe BIK-un për derën e mbajtur hapur për aktivitetet e LDK-së gjatë viteve të 90-ta. “Falënderojmë BIK-un dhe Medresenë për të gjithë atë që ka bërë në përgjithësi dhe në veçanti gjatë viteve të rënda. Kjo ka mbet në kujtesën e njerëzve kur në vitet e 90-ta, BIK-u ka qenë derë e hapur për të gjitha aktivitetet tona në atë kohë. Qytetarët e Kosovës, Prishtinës dhe ne si subjekt politik këtë e vlerësojmë shumë dhe ua dimë për nder. Sigurisht që këtë e kanë bërë për qytetarët e Kosovës në një kohë që nuk ka qenë e lehtë”.

Arben Vitija nga Vetëvendosje ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit nga Bashkësia Islame e Kosovës. Si përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje urojmë festën e madhe të Fitër Bajramit kryetarit Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij, si dhe gjithë qytetarëve. Pas muajit të Ramazanit, një muaj sfide, sakrifice dhe barazie.

“Edhe kjo festë përçon mesazhin e barazisë dhe harmonisë ku ndajmë ushqimin me familjarët tonë, ndajmë dashurinë me të gjithë miqtë dhe ata që kanë nevojë” ka thënë ai.

Kryetari i NISMA-s Fatmir Limaj, me rastin e festës së Fitër Bajramit ka falënderuar Myftiun Naim Tërnava për angazhimin e tij, në veçanti gjatë muajit të Ramazanit duke thënë se “Uroj t’ju ketë pranuar sakrifica e një muaji të Ramazanit. Si një muaj i sakrificës ju mbushtë me paqe, dhembshuri, dashuri e begati”. “Uroj që paqja, mëshira dhe dashuria të mbretërojë tek të gjithë njerëzit”-tha ai.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Konferenca Ndërkombëtare për Paqe dhe Solidaritet në Paris

Prishtinë, 17 shtator 2019 Sot filloi punën Konferenca Ndërkombëtare për Paqe dhe Solidari…